Bashkimi Evropian nuk është më aq shumë tërheqës për vendet e Ballkanit, falë krizës me migrantë dhe largimit të mundshëm të Britanisë nga blloku, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Duke folur për gazetarët në Londër, Vuçiq ka thënë se Serbia ende shpreson t’i bashkohet bllokut, pasi tashmë ka nisur bisedimet formale të anëtarësimit.
Por, BE-ja “ka humbur fuqinë e saj magjike” për vendet që synojnë t’i bashkohen, ka thënë Vuçiq.
“Ne të gjithë duam t’i bashkohemi, por nuk është ëndërr aq e madhe siç ka qenë në të kaluarën”, ka shtuar ai.
Vuçiq po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të braktisë marrëdhëniet e saj të ngushta me Moskën për t’iu bashkuar BE-së, pavarësisht sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë./REL