Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve me një video mesazh pasi përcolli kancelaren gjermane Angela Merkel pas vizitës së saj zyrtare në Serbi dhe i falënderoi për mbështetjen e saj.
Vuçiq thotë se ai beson se qytetarët e Serbisë janë gjithashtu krenarë për gjithçka që ndodhi në Serbi dje, dhe se si u mirëprit kancelarja gjermane, mesazhet e saj, për komentin e Merkelit “mbi sukseset ekonomike të Serbisë” dhe “atë që kemi treguar edhe një herë, sa popull mikpritës jemi ”.
“Kur i analizoni të gjitha këto, atëherë është sikur të keni kaluar një provim, dhe unë e di se ka shumë provime të tjera para Serbisë dhe shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, që herën tjetër kur të vijë ndonjë nga mysafirët e rëndësishëm të shohin ndërtesa edhe më të bukura të aeroportit, që të shohin më shumë rrugë, që të shohin paga edhe më të larta”, ka thënë Vuçiq.
““Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe jam shumë, shumë i lumtur. Faleminderit shumë”, tha Vuçiq në video mesazh./Insajderi.org.