Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Vuçiq, përmes një postimi ka shkruar se në takim me presidentin francez ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së çështjes me Kosovën.
“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garanci. të sigurisë për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq,.
Presidenti serb thotë se ka theksuar “se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”.
Vuçiq tha se ta diskutuan gjithashtu edhe për ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit.
Herën e fundit që ata u takuan ishte më 14 shtator të vitit të kaluar, kur diskutuan për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që e arritën më herët në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.