Vuçiq bisedon me Macron, i bën një kërkesë për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq bisedon me Macron, i bën një kërkesë për Kosovën

    Insajderi
    08 July 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë përmes telefonit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

    Vuçiq ka thënë se Macronit ia ka paraqitur situatën e fundit në Kosovë, duke shtuar se ndaj serbëve “është duke u ushtruar dhunë direkte”.

    “Kjo heq çdo mundësi për bisedime të civilizuara dhe përpjekje për zgjidhje të çështjeve”, ka shkruar Vuçiq. Ia thashë që Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe paqe, edhe pse komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik që i ekspozohet dhunës sistematike. I kërkova Presidentit Macron që të bëjë përpjekje shtesë që pala e Prishtinës që vjen në vete dhe të kthehet në kornizën konkrete të bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur”, përcjell KlanKosova.tv.

    Vuçiq ka thënë se e ka falënderuar presidentin francez për vullnetin e tij që ta dëgjojë Beogradin si dhe e ka falënderuar për përcaktimin e tij për të bërë përpjekje shtesë për zgjidhjen e situatës, që është e ka quajtur, komplekse dhe të rrezikshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark