Vuçiq: Burrat serbë kur pinë raki luftojnë me gjysmën e botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Burrat serbë kur pinë raki luftojnë me gjysmën e botës

    Insajderi
    21 October 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është ankuar përseri se presioni ndërkombëtar për marrëveshje me Kosovën po rritet mbi Serbinë.

    Në një vizitë të tij në Leskovac, ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

    “Nuk kërkojmë diçka nga ndokush, duam të jemi vetvetja, dhe Kosova është pjesë e Serbisë. S’do t’ju lejojmë të na e merrni Kosovën”, tha Vuçiq.

    Në një adresim të tij para mbështetësve partiakë, ata i kanë brohoritur “Vule (Vuçiq), mos e jep Kosovën”.

    Ai ka thënë se Serbia është shumë herë më e fuqishme se në vitet 1999 e 2012.

    “Dua t’u tregoj diçka që ata e dinë shumë mirë – fakti që ne sillemi me përgjegjësi dhe flasim me seriozitet, nuk do të thotë se jemi të dobët. Sot, Serbia është shumë herë më e fuqishme në cdo aspekt se në vitin 1999 dhe 2012”, ka deklaruar ai.

    Vuçiq i ka përshkruar burrat serb si njerëz “që kur pinë pak raki, do të hynin në luftë me gjysmën e botës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark