Tema kryesore e seancës do të jenë ngjarjet në Kosovë, raporton B92.
Siç pretendohet, në tryezë do të jetë analiza e “sulmeve të fundit ndaj serbëve në krahinën tonë jugore, si dhe vendimi i fundit për heqjen e targave nga veturat serbe me të cilat qeveria e Albin Kurtit e solli Kosovën në prag të konflikteve të reja”, pretendon gazeta proqeveritare serbe “Novosti”
Gjithashtu, do të bëhet fjalë për “pengimin e Prishtinës për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit nga viti 2011, pra zbatimin e këtyre akteve vetëm në pjesën që u përshtatet shqiptarëve”. Sipas informacioneve jozyrtare, pritet që të merret parasysh tërheqja e Beogradit nga të gjitha marrëveshjet e mëparshme, sepse pala e Prishtinës praktikisht nuk ka përmbushur asnjë dispozitë apo detyrim”, vazhdon gazeta.
Sipas kësaj gazete në seancën e nesërme janë ftuar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilloviq, si dhe krerët e të gjitha njësive speciale të forcave serbe të armatosura./Insajderi.org.