Vuçiq: Dikush qëndron prapa Ligjit për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Dikush qëndron prapa Ligjit për Trepçën

    Insajderi
    16 October 2016 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se ndërkombëtarët janë duke qëndruar të heshtur në lidhje me “Trepçën”.

    Ai ka shtuar se shqiptarët i ka ndihmuar dikush para miratimit të ligjit për “Trepçën”.

    “Unë nuk e kuptoj pse ata papritmas filluan të merren me Trepçën. Cili është qëllimi? Dikush dëshiron që të destabilizojë. Nuk besoj se shqiptarët kanë qenë në gjendje të zbatojnë këtë vetëm, kjo nuk është e këndshëm”, ka thënë, Vuçiq, shkruan B92.

    Gjithashtu ai ka folur edhe për çështjen e telekomit, duke thënë se marrëveshja për telekomin është e mirë, por duhet të ndryshojë numri i antenave të operatorit serb.

    Ai po ashtu ka shtuar se janë duke shikuar nëse do të vazhdojnë bisedimet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark