×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Do të kemi shumë probleme rreth Kosovës të cilat do të nisin këto ditë

    Insajderi
    21 May 2021 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Do të kemi shumë probleme dhe presione ndaj Serbisë për shkak të Kosovës, por ekonomia na shkon mirë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Ai ka thënë se “gjithçka në Serbi po shkon në të mirë, por se brengoset për Kosovën”.

    “Frikohem se gjithë kjo do të përshpejtohet me presion të madh”, ka thënë ai për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

    Vuçiq ka pretenduar se “sikur të mos kishim probleme rreth Kosovës, të cilat tek tash do të na bien mbi kokë, kisha folur për atë se Serbia ka përparuar dhe sa do të përparojë tash e tutje”.

    “Për gjithçka rreth Kosovë mund të them se po ecën, por frikohem se këto ditë do të nisin çudira të ndryshme, por do të luftojmë”, ka thënë presidenti i Serbisë. Në pyetje çfarë mendon konkretisht, ai është përgjigjur: “Në ngjarje të ndryshme, në presione të ndryshme. Por do të luftojmë, dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark