×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Do të mundohem që asnjë nëne të mos ia kthejë djalin në arkivol

    Insajderi
    05 February 2021 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ne nuk duhet të ushqejmë shumë shpresa të rreme për njerëzit tanë dhe të themi se gjërat në Kosovë janë të mrekullueshme, ato nuk janë dhe nuk do të jenë, ai që ju thotë këtë ju gënjen”, ka thënë presidenti i Serbisë pas mbledhjes të Qeverisë Serbe kushtuar 100 vjetorit të punës.

    “Detyra e Serbisë është të luftojë për interesat e njerëzve, të ndihmojë serbët në Kosovë, të ruajë sigurinë e tyre, por gjithashtu të ruajë interesat e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, mirëpo, “Se gjërat do të jenë si “mjalti dhe qumështi”, sepse ne do të kemi mbështetjen e dikujt pak a shumë, kjo nuk do të jetë kurrë”.

    Mesazhi i Vuçiqit vjen pas bisedimeve me presidentin francez, pastaj me presidentin e Rusisë, i cili dha mbështetjen e tij në zgjidhjen e çështjes me Kosovën – Franca në një “mënyrë inovative”, kurse Rusia përmes “një zgjidhjeje të balansuar të problemit që do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i KB”.

    Vuçiq përkujtoi se Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por përsëri tha se ishte e rëndësishme për të se presidenti Macron, jo vetëm që “nuk ka dëshirë të imponojë pikëpamjet e tij”, por gjithashtu pranon ta “dëgjojë palën serbe”.

    Kjo, thotë ai, nuk ndodh zakonisht me shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ai nënvizoi edhe një herë se “Serbia do të luftojë për serbët në Kosovë” por “të gënjej popullin tonë se gjërat janë të thjeshta dhe se ne do të shtypim dikë ose çfarëdo që të bëjmë, unë me të vërtetë nuk jam në gjendje ta bëj këtë”. “Unë gjithmonë do të përpiqem të mbroj dhe të parandaloj çdokënd me të gjitha forcat e mia dhe të shpëtoj vendin tonë. Por gjithashtu do të përpiqem të mos e kthej asnjë nëne djalin e saj në arkivol. Dhe me gjithë këtë, unë do të udhëheq një politikë shumë të vendosur dhe vendimtare në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë”, përfundon Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark