×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Do t’i raportoj Kuvendit për atë se çfarë po ndodh në Bruksel

    Insajderi
    04 June 2021 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot iu drejtua publikut nga ndërtesa e Presidencës në lidhje me situatën aktuale me Kosovën, duke pretenduar se “ajo që është e rëndësishme për ne është që Serbia të mos angazhohet për një konflikt të ngrirë, që ne duam t’i zgjidhim ato dhe mos ua lëmë fëmijëve tanë, por kemi kërkuar mirëkuptim për interesat themelore shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Serbisë dhe popullit serb”.

    Presidenti i Serbisë theksoi se “dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe Serbia do t’i përgjigjet ftesës në Bruksel dhe ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë për një zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të jemi të gatshëm të diskutojmë për poshtërimin e Serbisë”.

    “Dua të theksoj se iu përgjigja ftesës së Ivica Daçiqit, por gjithashtu dua t’i përgjigjem ftesave të kryetarëve të partive të caktuara jo parlamentare, jam i bindur se do të gjejmë mënyrën me të cilën do të prezantojmë në Kuvend atë se çfarë po ndodh në Bruksel. Serbia është plotësisht e gatshme për një dialog mbi personat e zhdukur”, ka thënë Vuçiq.

    Ai theksoi se “është i gatshëm të flas me përfaqësuesit e partive politike jo parlamentare nga opozita të cilët shprehën interes për të dëgjuar pozicionin e udhëheqjes serbe dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre”.

    “Gjithashtu, unë jam i gatshëm t’u përgjigjem atyre partive që insistuan në ndërhyrjen e huaj nëse ata shfaqin një interes të tillë, por që deri tani nuk e kanë shfaqur”, ka deklaruar Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark