×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Duam kompromis por nuk e nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    29 May 2021 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij që ka filluar në orën dhjetë. Në fjalën e tij, Vuçiq nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun me Kosovën.

    Vuçiq ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

    “Kanë kaluar nëntë vjet, dhe kemi nxjerrë dokumente që janë problem për shqiptarët, dhe për këtë shkak ata nuk e formojnë Asociacionin e komunave serbe. Dhe askush në Perëndim nuk shqetësohet për këtë. Sikur ne të dilnim nga dialogu ne do të ishim fajtorë, edhe pse ata janë të vetmit të cilët nuk respektojnë atë çfarë është nënshkruar”, është ankuar Vuçiq.

    “Perëndimi është duke bërë presion ndaj vendeve siç është Greqia, në mënyrë që në fund ata të pranojnë anëtarësimin e Kosovë në NATO”, ka pretenduar presidenti i Serbisë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark