×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vuçiq: Duam të hyjmë në BE por nuk duam t’i prishim marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën

    Insajderi
    06 September 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për televizionin shtetëror austriak ORF, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia dëshiron të bëhet anëtare e BE –së”, por se nuk do të prishë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën për shkak të kësaj, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    I pyetur për rrugën evropiane të Serbisë, Vuçiq ka thënë se “e di se jo gjithçka varet nga ne”.

    ORF vuri në dukje se në Serbi po mbahen protestat për mjedis, se disa qytetarë kundërshtojnë Rio Tinto dhe se është djegur deponia në Vinça, dhe presidenti i Serbisë pretendoi se brenda “Programit 2025” ka një numër projektesh në këtë zonë.

    Ai deklaroi se më shumë se 120 komuna do të lidhen me sistemin e kanalizimit.

    “Mund të jetë e paimagjinueshme për Austrinë, por as një e treta e Beogradit nuk ka kanalizim. Ne do të instalojmë impiante të trajtimit të ujërave të zeza në të gjitha qytetet dhe do të heqim tubat e asbestit në sistemin e furnizimit me ujë. Ne do t’i bëjmë të gjitha ato, por unë nuk do të marrë pjesë në deindustrializimin e Serbisë”, ka thënë ai./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark