Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë situatën e vështirë në Kosovë dhe se duart tona janë të lidhura, por tha se “ne duhet të luftojmë për popullin tonë”.
“Nëse nuk luftojmë, nuk do të jemi në gjendje të arrijmë asgjë”, ka pretenduar mbrëmë Vuçiq në televizionin proqeveritar serb TV Pink.
Ai tha se nuk do të mund të flejë sonte apo nesër, sepse do të mendojë për Kosovën dhe problemet e tjera, por që ky është obligim i tij.
Ai gjithashtu pretendon, se “ne duhet të luftojmë dhe se asgjë nuk do të bjerë nga qielli, dhe se përparimi është bërë sepse ne luftuam”.
“Është e rëndësishme të tregohemi të përmbajtur dhe të përpiqemi për kompromis, por edhe të tregojmë vendosmëri, të luftojmë për Serbinë dhe qytetarët e saj”, ka pretenduar Vuçiq duke i inkurajuar serbët në Jarinjë dhe Bërnjak të vazhdojnë me provokime “sepse Serbia është me ta”.
“Është e vështirë të durojmë gjithçka rreth Kosovës, por nuk kemi ku të shkojmë. Ata “na i lidhën duart” ankohet Vuçiq, duke shtuar se “ne duhet të luftojmë me duart dhe këmbë”.
Ai përsëriti se nuk dëshiron të dëgjoj për parimet dhe vlerat e rreme, sepse në Prishtinë, në marrëveshjen bazë, gjashtë nga 15 pikat nuk u prekën.
“Ata kanë të drejtë për gjithçka, dhe unë do të qaja. Ata mendojnë se Serbia është një vend vasal si 10 ose 15 vjet më parë”, përfundon Vuçiq./Insajderi.org.