Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se në kuadër të masave qeveritare serbe, nga nesër fillon pagesa e drekës për fëmijët serbë në Kosovë.
Petkoviq, sipas mediave serbe, thotë se përreth 18 fëmijë do të jenë përfitues të kësaj mase dhe se Serbia i ka paratë për ekzekutimin e saj.
”Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Nga nesër do të gjenden para në llogaritë e prindërve për çdo fëmijë që është në kopsht apo në shkollat fillore dhe të mesme”.
”Shuma në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. [Bazuar në kursin aktual të këmbimit, shënon 42.50 euro]. Çdo muaj pasardhës, pagesa do të bëhet deri në datën pesë të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cenueshëm”.
”Idenë për këtë masë e ka sjellë presidenti Aleksandar Vuçiq. Ka edhe një seri masash të ndryshme për të cilat do të diskutojmë kur të vijë koha, e cila do të jetë shumë shpejt”, tha Petkoviq ndër tjera.