“Vuçiq e ka takuar Putinin 19 herë”, por kur ishte hera e fundit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Vuçiq e ka takuar Putinin 19 herë”, por kur ishte hera e fundit?

    Insajderi
    23 March 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afërsia mes dy presidentëve, Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiq është cilësuar si shumë vëllazërore. Këta dy lider janë takuar shumë herë bashkë. Kryeministri Kurti ka thënë se këta dy janë takuar bashkë 19 herë, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, hera e fundit kur janë takuar ka qenë para katër muajve.

    “Vuçiq  e ka takuar Vladimir Putinin 19 herë. Herën e fundit e ka takuar para katër muajve”, ka thënë Kurti.

    Serbia është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vënë sanksione Rusisë.

    Këto dy vende kanë nënshkruar shumë marrëveshje bashkëpunimi mes vete, në fushën e tregtisë, informatikës, bashkëpunimit digjital dhe teknologjik, si dhe shfrytëzimit të energjisë bërthamore në kushtet e paqes.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gati gjithmonë e përmend “Rusinë mike”, kur flet për çështjet madhore. Vizita e fundit e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Beograd, ka zgjuar vëmendjen e të gjithë qytetarëve të Serbisë. Nga kjo vizitë kanë kaluar dy muaj, por Vuçiqi ende flet shpesh për qëndrimin e Putinit në Beograd dhe lidhjet e ngushta me Moskën./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark