Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot është drejtuar publikut në lidhje me bisedimet e djeshme me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Vuçiq në mes tjerash ka thënë se ka kërkuar që të kontrollohen vendet në Koshare për gjetjen e të zhdukurve serb gjatë luftës dhe se “nuk ka marrë asnjë përgjigje”, përveç se ishte premtuar që do të kryhet kërkimi i terrenit.
“Ne edhe për Lapushnikun kemi kërkuar qysh në vitin 2013”, ka shtuar ai.
“Kur e kërkova këtë, kreu i ekipit të tyre negociues tha se “nuk do të lejojë gërmimet që të mos mendohet se shqiptarët kanë kryer krime”, pretendon presidenti serb, duke shtuar:
“Ne tashmë kemi vendosë parafet së bashku me Hotin se si duhet të duket gjithë kjo, dhe tani, si argumentin kryesor të palës shqiptare morëm se kjo nuk është esenca, por që duhet të zëvendësohet Velko Odalloviq”.
Vuçiq beson se është e pa sjellshme dhe e pamëshirshme që pala shqiptare e ka quajtur Odalloviqin “Goering”.
“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, ndoshta e kam fyer Kurtin, por unë u përgjigja në mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, shtoi ai.
Ai thotë se Kurti dhjetë herë e përmendi njohjen dhe përsëriti “kur”, dhe mori përgjigjen – “Kurrë”.
“Ndoshta ka menduar se ne duhet të pranojmë atë që ata thonë”, ka thënë Vuçiq.
Ai tregon se “kanë thënë ne po armatosemi për shkak të tyre, gjë që ai nuk kishte nevojë të mohohet”.
Siç deklaron ai më tej, ata donin të bënin një Deklaratë të Paqes, por Vuçiq thotë se “vetëm dy shtete të pavarura mund ta bëjnë këtë”.
“Kërkesa tjetër e tyre është që CEFTA të jetë SEFTA, në mënyrë që në të fusin simbolet e tyre dhe të bëhet Repulic of Kosovo”./Insajderi.org.