Përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe, Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Radikale Serbe, kanë nënshkruar marrëveshje për qeverisje të përbashkët në qytetin e Nishit, njofton Vecernje Novosti.
Marrëveshja për koalicionit është vetëm fillimi i bashkëpunimit, derisa detajet tjera do të përcaktohet me saktësi me në një anekst të ri u tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Sa i përket shpërndarjes së pushteteve u tha se do të bëhet në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhje nga secila parti.
Radikalët që udhëhiqen nga Vojisllav Sheshel, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe përkrahin një thellim të raporteve me Rusinë. Ndërsa Aleksander Vuçiq që është kryetar i Partisë Progresiste është cilësuar nga ndërkombëtaret si një politikan i moderuar.