Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në Beograd homologun e tij nga Greqia, Alexis Tsipras, të cilin pas takimit e ka falënderuar për mosnjohjen e Kosovës.
“Greqia e mbështet Serbinë në rrugën euro-integrues dhe shpreh falënderime kryeministrit grek për mosnjohjen e Kosovës”, ka thënë Vuçiq në një konferencë para gazetarëve, raporton FoNet.
Gjatë kësaj konference të dy kryeministrat kanë njoftuar se në pranverën e këtij viti, qeveritë e të dyja vendeve do të mblidhen në qytetin e dytë grek më të madh, Selanikun.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se është biseduar lidhur me mundësinë e një projekti për të ndërtuar hekurudhë për lidhjen e Beogradit dhe Selanikut./Insajderi.com