Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pritur në Pallatin Elysee, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se ka shumë gjëra për të cilat ka diskutuar me Macronin, për të cilat s’mund të flasë publikisht.
Kreu i shtetit serb e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me kryeministrin e Kosovës, megjithatë s’është shprehur optimist se diçka e tillë mund të ndodh, shkruan B92.