Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

    Insajderi
    03 March 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca e Serbisë ka njoftuar se ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare.

    Vuçiq ka shkruar në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

    U dakorduam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe është e një rëndësie prioritare, por edhe se duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq,

    Tutje, Vuçiq shtoi se më 3 mars në Beograd ka biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark