Vuçiq habitet me akuzat për terrorizëm ndaj Dikiq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq habitet me akuzat për terrorizëm ndaj Dikiq

    Insajderi
    17 October 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka shprehur dyshime mbi akuzat për terrorizëm ndaj të arrestuarve serbë në Malin e Zi, përfshirë edhe ish-shefin e Xhandarmërisë, Bratisllav Dikiq.

    “Zoti Dikiq për çdo ditë është kundër pikëpamjeve të Qeverisë së Serbisë, por unë do të doja të dëgjoja informacione serioze se ai ka qenë duke planifikuar akte terroriste”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug

    Vuçiq shtoi se duke u bazuar në informacionet që ka nga shërbimet serbe, personalisht nuk beson në këto akuza.

    “Unë do të doja të arrestoja disa njerëz në Zubin Potok, duke mos u bazuar në deklaratat e komandantit të Policisë shqiptare, Selimaj, dhe kam frikë se ne kemi evidenca, por kjo nuk mendoj se do të ishte serioze”, ka thënë kryeministri serb.

    Ai shtoi se asnjëherë nuk ka pasur indikacione se Dikiq ka pasur aktivitete terroriste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark