Vuçiq hyn si nervoz në takim, ia la dorën e zgjatur Borellit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq hyn si nervoz në takim, ia la dorën e zgjatur Borellit

    Insajderi
    18 August 2022 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka nisur pa përshëndetje mes tyre. Vuciq, madje, nuk përshëndeti as Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili i zgjati dorën.

    Presidenti serb ka hyrë i fundit në takimin, ku bisedimet do të nisnin pas pak mes tij dhe Kurtit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë.

    Kurti hyri i pari në dhomën e takimit dhe pyeti Borrellin  dhe Miroslav Lajcakun se në cilën anë duhej të ulej. E orientoi Lajcaku.

    Më pas hyn Vuciq, me fytyr të mrrolur dhe pozicionohet te vendi që kishte mbetur. Borrell i cili deri atëherë shikonte në telefonin e tij, i buzëqësh Vuciqit, në tentim për të shtrënguar duart me të.

    Megjithatë, presidenti serb, nuk përshëndetet dhe Borrell ul dorën. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark