Vuçiq i ankohet Escobarit dhe Lajçakut: Po përballemi me provokime të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i ankohet Escobarit dhe Lajçakut: Po përballemi me provokime të Kosovës

    Insajderi
    02 February 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Serbi.

    Dyshja ndërkombëtare kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bartën mesazhin se BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe se përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

    Escobar dhe Lajçak theksuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se është thelbësore që të dyja palët të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në dialog, raporton N1.

    Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak theksoi se “BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë ngushtë së bashku dhe ndajnë të njëjtin vizion për procesin e dialogut dhe të ardhmen e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, duke shtuar se “përpjekjet e tyre synojnë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”.

    Ndërkohë, presidenti serb ka deklaruar se vendi i tij po i përmbush detyrimet që po dalin prej dialogut dhe po përballet me provokime nga Prishtina.

    Vuçiq falënderoi Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre në vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut.

    Ndryshe, Escobar dhe Lajçak kanë qëndruar edhe në Kosovë, ku janë takuar me liderët shtetëror dhe partitë opozitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark