Vuçiq i ankohet Lavrovit se Kurti nuk po e lejon Listën Serbe të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vuçiq i ankohet Lavrovit se Kurti nuk po e lejon Listën Serbe të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit

    Insajderi
    25 December 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov dhe ka deklaruar se e ka njoftuar për synimin e Kosovës për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

    “E kam njoftuar ministrin Lavrov, si përfaqësues i një vendi anëtar të OKB-së, se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram, transmeton Telegrafi.

    Ai njoftoi se diskutuan dhe shprehën së bashku shqetësimin për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska, dhe ranë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin

    Tema e bisedës ishin sanksionet e paralajmëruara ndaj NIS-it, dhe siç tha Vuçiq, sapo të zbulohen sanksionet amerikane, u organizua takimi i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia.

    Ai theksoi se biseda ishte kuptimplote dhe shumë e mirë.

    “Diskutuam edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund ta rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, tha Vuçiq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark