×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i dhuron lule, Von Der Leyen premton para në Serbi, presidenti i flet për Kosovën

    Insajderi
    25 October 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia e priti ëmbël presidenten e Komisionit Europian gjatë ndalesës së saj në Beograd në turin Ballkanik.

    Presidenti Aleksandër Vuçiç i dhuroi lule Ursula von der Leyen, e cila më pas i premtoi 6 miliardë euro investime dhe 20 mijë vende të reja pune.

    Lideri serb tregoi në konferencën e përbashkët për shtyp se i ka folur presidentes së Komisionit Europian për Kosovën dhe i ka treguar planin e tij.

    “Prezantova në mënyrë të detajuar dhe të plotë qëndrimin e Serbisë dhe fola në detaje dhe tërësisht për domosdoshmërinë e kompromisit, bisedimeve dhe të ardhmes së të gjithë rajonit”, tha Vuçiç.

    Presidentja e Komisionit Europian foli për sfidën mes Brukselit dhe Moskës për të marrë në gjirin e tyre Beogradin, duke theksuar besim të plotë se Serbia ka zgjedhur BE-në dhe jo BRICS-in e Rusisë, shkruan A2

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark