×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ia ndërpren fjalimin me arrogancë kryeministrit malazez, i thotë se gjuha e tij është serbishtja

    Insajderi
    01 September 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, po marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, ku një prej temave të diskutimit në këtë samit është edhe afati i anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

    Gjatë fjalimit të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ishte pikërisht homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq i cili e ndërpreu disa herë, duke ndërhyrë dhe ia bërë me dije se Milatoviq flet gjuhën serbe.

    “Në fakt në të gjithë në thelb flasim gjuhën e njëjtë”, tha Milatoviq, ku pas këtij komenti pasoi reagimi i Vuçiq i cili i ndërhyri duke i thënë se e flet gjuhën serbe.

    E kur tentoi ta vazhdojë fjalimin, presidenti serb e ndërpreu sërish duke këmbëngulur se ai dhe vendi i tij flet gjuhën serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark