Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është i befasuar me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar për shkak “të sulmeve” të cilat vijnë nga rajoni në llogari të Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve në ato vende.
Sidomos për, siç deklaroi presidenti i Serbisë, “krahasimi n e liderëve serbë me pasuesit e Adolf Hitlerit”.
Ai këtë deklaroi për shkak të botimin të një karikature në gazetën serbe “Danas”, ku shihet se si Hitleri dhe Gobdelsi ushqejnë zyrtarët e lartë të Partisë së Prosperitetit Serb të Vuçiqit, Aleksandar Martinoviq dhe Vlladimir Orliq.
“Dhe kjo po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë, në pjesën më të vuajtur të ish Jugosllavisë kur bëhet fjalë për serbët, të cilët vuajtën më shumë në luftën antifashiste sesa të gjithë popujt nga territori i ish Jugosllavisë së bashku. Unë jam i befasuar nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare, ne do të punojmë për të ndihmuar njerëzit tanë, pa rrezikuar integritetin territorial të askujt. Por gjithashtu pa pasur frikë të themi atë që mendojmë”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq
Ai ka thën se ishte” befasuar” kur tri shkrime kundër Serbisë dhe kundër tij u botuan në rajon në të njëjtën ditë, “megjithëse nuk kishte asnjë arsye për këtë”.
“Unë nuk kam thënë asgjë, nuk kam kontribuar në asnjë mënyrë. Ky ishte një veprim i organizuar, kundër të cilit nuk kam asgjë kundër. Por i lexova dhe i analizova të gjitha me kujdes … Po kritikohet politika jonë e mbrojtjes së interesave të popullit serb. Në fakt, ata do të donin që Serbia të ishte më e dobët, ata për këtë flasin haptas, sepse një Serbi e fortë është gjithmonë pengesë për një pjesë të rajonit”, ka pretenduar ai.
Vuçiq shtoi se “politika strategjike e Serbisë është vazhdimi i tërheqjes së investimeve dhe i zhvillimit ekonomik, por kjo nuk do të thotë që Beogradi nuk do të ndihmojë njerëzit e tij, kudo që ata jetojnë”. Ai ka pretenduar se shumica mendojnë se “Serbia do të zhduket” për shkak të qëndrimit të administratës së re amerikane, por që ata do të përjetojnë një befasi të madhe. Amerika është një fuqi e madhe. Ne do të shohim që përsëri të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të dhe shpresoj se do të kemi sukses”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.org.