×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimit me emisarin e posaçëm të BE për dialog, Mirosllav Lajçak, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “ka pasur një bisedë të mirë dhe kuptimplote”.

    “Lajçak më njoftoi me gjërat më të rëndësishme nga bisedat që ai ka bërë në Prishtinë”, ka thënë Vuçiq.

    “Beogradi mbetet i përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është i gatshëm të vazhdojë në çdo kohë”, pretendon ai.

    Ai gjithashtu ka theksuar se ai “mbështet përpjekjet dhe synimet e Lajçakut për të arritur një zgjidhje për të dy palët pa ultimatum dhe përmes një politike kompromisi”.

    “Serbia me mirëbesim merr pjesë në bisedime dhe negociata, por jo vetëm në interes të shqiptarëve. Ne besojmë se një marrëveshje kompromisi do të thotë “askujt gjithçka dhe mjaft për të gjithë”, pretendon Vuçiq.

    Pavarësisht nga deklaratat që vijnë nga Prishtina, detyrimi ynë është të angazhohemi, sepse nuk do të ketë përparim dhe integrim nëse nuk bëjmë përparim serioz në dialog”, ka thënë ai.

    “Serbia nuk përcakton afate për arritjen e një marrëveshje kompromisi, është më e rëndësishme të bëhet një marrëveshje sesa të arrihet një katastrofë me zgjidhje të nxituara”, ka pretenduar presidenti i Serbisë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark