×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ka ftuar përfaqësuesit serbë për të diskutuar për formimin e qeverisë së re në Kosovë

    Insajderi
    26 February 2021 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në kazermën e Kurshumlisë.

    Millovan Drecun, kryetar i komisionit parlamentar serb për Kosovën, ka thënë se “supozon se do të diskutohet situata në Kosovë pas zgjedhjeve dhe të harmonizohen qëndrimet e Listës Serbe me Beogradin zyrtar, sepse shumë e rëndësishme se si do të formohet qeveria, duke marrë parasysh deklaratat që i jep Kurti”.

    “Situata është e pasigurt a do të jetë ai i gatshëm të ftojë Listën Serbe të marrë pjesë në formimin e qeverisë” dhe se do të bisedohet për “ndërlikimin e situatës në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, dhe se “komunikimi i vazhdueshëm midis Beogradit dhe serbëve të Kosovës është shumë i rëndësishëm”, ka pretenduar Drecun.

    Ai thotë se i fton përfaqësuesit institucionalë të serbëve të marrin pjesë në seancat e këshillit për Kosovë dhe pret që ata të deklarohen dhe të paraqesin vëzhgimet dhe problemet e tyre”.

    Ai pret që strategjia për periudhën e ardhshme të bëhet me pajtimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark