Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se takimi i rradhës me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të mbahet të premten në Kurshumli.
Kur u pyet në lidhje me deklaratat e Albin Kurtit se “dialogu nuk do të jetë përparësi e qeverisë së tij dhe se nuk do të ketë vend për Listën Serbe në atë qeveri”, ai ka pretenduar se, “për sa i përket Listës Serbe ajo duhet të marrë një mandat në qeverinë e Kosovës”.
“Ne do të vendosim në ditët në vijim se a do të pranojnë ata. Unë mendoj se do të ftojmë të gjithë përfaqësuesit e popullit tonë të konsultohen në të premten në Kurshumli”.
Sa i përket akuzës së Kurtit për Serbinë për gjenocid në 1999, kreu i shtetit serb tha se shumë njerëz “përdorin terma të ndryshëm pa ditur asgjë”.
“Si një marksist dhe një anarkist, ai duhej ta studionte këtë më mirë, dhe kështu nuk do të fliste marrëzi të tilla. Unë përpiqem të mos u përgjigjem fyerjeve që ai dhe politikanët e tjerë shqiptarë i bëjë çdo ditë, sepse nëse përhapni një lloj atmosfere të keqe, ajo mund të reflektohet dhe në terren“, ka pretenduar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./Insajderi.org.