Vuçiq ka marrë përgjigje nga KFOR-i, nesër në 10:00 del para mediave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq ka marrë përgjigje nga KFOR-i, nesër në 10:00 del para mediave

    Insajderi
    07 January 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportohet se është kthyer nga manastiri i Hilandarit në Greqi ku ka qëndruar gjatë festave të Krishtlindjeve dhe sapo ka mbërritur në Presidencë i është dorëzuar përgjigja e KFOR-it për kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë, raportojnë mediat e afërta me të.

    Sipas këtyre njoftimeve Vuçiq do të ketë një paraqitje në një televizion në Serbi ku mund të flas edhe për atë se çfarë i ka thënë NATO.

    “Vuçiqi do të flasë për përgjigjen e KFOR-it, por edhe për përgjigjen e Serbisë dhe hapat e ardhshëm se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, të dielën në mëngjes në orën 10:00 në një intervistë për TV Pink”, ka raportuar tabloidi serb “Informer” që është një nga instrumentet informative të Vuçiq duke u thirrur në burime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark