Vuçiq: Kemi anuluar vendimin e Kosovës për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kemi anuluar vendimin e Kosovës për Trepçën

    Insajderi
    11 October 2016 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se qeveria e serbe ka vendosur t`i anulojë të gjitha veprimet dhe aketet ligjore të Kuvendit të Kosovës për Trepçën.

    “Trepça është shumë e rëndësishme dhe ne do ta mbrojmë atë. Unë nuk e kuptoj pse shqiptarët e bëjnë këtë. Nuk do të lejojmë që të ndikojnë në të drejtën e pronësisë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

    Gjithashtu ai ka shtuar se Trepça është çështje jetike për veriun e Kosovës.

    Mirëpo për bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Vuçiq ka thënë se Beogradi do të vazhdoj të negociojë deri sa të arrihet marrëveshje mes palëve. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark