Vuçiq kërcënon: Gjërat po ndryshojnë në botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kërcënon: Gjërat po ndryshojnë në botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Insajderi
    17 June 2025 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar hapur duke thënë se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës me ndryshimin e gjërave në botë.

    Vuçiq këtë e ka deklaruar përgjatë një interviste të dhënë në RTS, e transmetuar mëngjesin e së martës.

    Vuçiq s’pranoi të komentonte arrestimet në Kosovë, veçse pretendoi se Serbia do të fitojë në fund.

    “Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark