Vuçiq kërcënon me dhunë, ultimatum studentëve të .... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kërcënon me dhunë, ultimatum studentëve të ….

    Insajderi
    18 April 2025 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues që kanë bllokuar që nga e hëna objektin e Radio Televizionit të Serbisë. 

    Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë, duke thënë se policia mund të përdorë forcën ndaj atyre që po bllokojnë ndërtesën e televizionit shtetëror serb.

    “U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që në ditët në vijim të marrin masa të ndryshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Që të rivendoset rendi juridik, të mbrohet rendi dhe paqja publike, të jetë plotësisht e qartë se Serbia si shtet funksionon dhe kërkoj që ta bëjnë këtë sa më shumë pa përdorimin e forcës. Atëherë kur forca është e nevojshme, në atë rast duhet të jetë sa më pak e mundur për të zgjidhur gjërat”, ka thënë Vuçiq.

    Një grup studentësh dhe qytetarësh vazhdojnë të bllokojnë ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë në Tako-vska dhe Koshutnjak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark