Sipas Vuçiq - kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar tensionet në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Sipas Vuçiq – kjo është mënyra më e mirë për të qetësuar tensionet në veri

    Insajderi
    12 December 2022 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.

    Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

    “Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiq.

    Ai tutje tha që Beogradi po kërkon që të deskalojë situatën në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark