×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kosova nuk është barra jonë por kryqi ynë

    Insajderi
    17 March 2021 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mund të ketë qenë koha kur ne ishim të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por ne nuk heshtim për krimin kushdo që e ka kryer. Nuk mund të ketë asnjë arsye për përleshje me pjesëtarët e një kombi të tërë”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e përvjetorit të ngjarjeve të marsit, i cili po përdoret si spektakël propagandistik në Beograd.

    “Dëbimi tejkalon të gjitha krimet e tjera, sepse nuk është vetëm një akt, por gjithashtu një qëllim dhe një plan për të pastruar disa territore nga anëtarët e një kombi ose feje”.

    “Djegia e shtëpive, shkatërrimi i kishave flasin më saktë për qëllimet. Pas 17 marsit, jo vetëm që nuk ishte dashur të ketë serbë në Kosovë, por nuk duhej të ketë asgjë ku ata mund të ktheheshin … Me zjarr dhe shpatë – kështu përgatitej të përfundohej me serbët në Kosovë në vitin 2004”, ka pretenduar ai.

    Sipas fjalëve të tij, “kemi mbajtur mend dhe kemi marrë çdo mësim kur ishim humbës”.

    “Serbia dëshiron kompromis, jo zgjidhje në të cilën nuk ka Serbi dhe popull të saj”, ka thënë Vuçiq.

    Sipas tij, “Serbia, si të gjitha vendet e tjera, ka të drejtë të kujdeset për njerëzit e saj”.

    “Serbia po e bën këtë pa vringëllim të armëve. Por kjo nuk do të thotë që Serbia do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”, kërcënon Vuçiq.

    “Kosova nuk është barra jonë, por kryqi ynë”, ka thënë në fund presidenti i Serbisë./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark