Vuçiq: Krenar që kemi mbrojtur dinjitetin e Sheshelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vuçiq: Krenar që kemi mbrojtur dinjitetin e Sheshelit

    Insajderi
    01 April 2016 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Imagjinoni se çfarë turpi do të përjetonim sikur ta kishim dërguar Sheshelin në Hagë e ata ta kthejnë pas 25 ditësh. Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojtur ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të Sheshelit.

    Nuk kam asnjë antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët në Beograd.

    Vuçiq ka shtuar se ai, si kryetar i qeverisë, do t’iu kundërvihet ashpër politikave të Sheshelit, sepse ato politika, sipas tij, e shtyjnë Serbinë në të kaluarën, në probleme dhe në vështirësi ekonomike.

    Gjykata për Krime Lufte në Hagë e ka shpallur të enjten të pafajshëm Sheshelin, i cili është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që lidhen me luftërat në Ballkan në vitet 1990.

    Gjykata e Hagës ka lejuar që Sheshel të qëndrojë në Beograd kur të jepet vendimi. Atij i është dhënë leje e përkohshme në vitin 2014 për trajtim të kancerit, por ai i ka sfiduar urdhërat e gjykatës për t’u kthyer dhe ka mbetur në Serbi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark