×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kroacia me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë e poshtëron Serbinë

    Insajderi
    07 May 2021 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai e ka kuptuar mesazhin e Kroacisë, e cila vendosi të bëjë një kamp ushtarak në Kosovë, duke deklaruar se “Kroacia dëshiron të poshtërojë Serbinë me këtë veprim” dhe pretendon se ai “garanton se nuk do të ketë më “Stuhi” të reja”, raporton B92.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie korrekte me të gjitha vendet e rajonit, dhe veçanërisht me Kroacinë”.

    “Sigurisht, ne duam marrëdhënie korrekte me të gjithë në rajon, veçanërisht me Kroacinë. Këto deklarata nuk janë shprehje e respektit për Serbinë, unë do të përpiqem të jem i butë. Kur e thoni këtë, nuk mund të bëni sikur nuk e dini se ne e konsiderojmë atë territorin tonë, se atje ka serbë që iu kujtohen vuajtjet tragjike”, ka thënë Vuçiq.

    Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në këtë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

    “Do të ishte më e lehtë për ta të thonë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë kur morën ftesën. Për fat të keq, ata me qëllim e pranuan, duke u përpjekur të poshtërojnë Serbinë. Epo, ne e kuptuam mesazhin”, ka thënë ai, duke shtuar se “nuk do të ketë më asnjë “Stuhi”, transmeton Insajderi.org.

    “Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë “Stuhi” të reja, masakra, dëbime të popullsisë serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe kur e them këtë, kjo do të thotë se unë garantoj”, pretendon Vuçiq. Ai u tha serbëve në Kosovë “që janë të shqetësuar për këtë, të mos shqetësohen dhe se ai do të shkojë në Bruksel pas disa ditësh, ku do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark