“Vlerat themelore të Serbisë duhet të jenë pavarësia, liria dhe paqja, sepse pa liri dhe pavarësi, pavarësi në vendimmarrje, nuk ka paqe, realizim të interesave shtetërore ose zhvillim të vendit”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së qeverisë ku ka marrë pjesë, raporton Tanjug.
Vuçiq ka përmendur se ai gjithashtu u ka thënë ministrave, se “ka shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi, dhe duhet ta bëjmë këtë, dhe të vazhdojmë të jemi edhe më të guximshëm dhe më të fortë, por se vlerat themelore të shtetit serb, duhet të jetë pavarësia, liria dhe paqja, sepse pa të nuk ka zhvillim të vendit.
Presidenti i Serbisë nuk harroi të përmendë edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti flet për karrigen në Kombet e Bashkuara si diçka normale … Por sot është Vidovdan, koha për t’u kthyer kah heronjtë e Kosovës…”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.org.