Vuçiq: Kurti i urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kurti i urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO

    Insajderi
    11 February 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’e do Organizatën e Kombeve të Bashkuara por vetëm NATO-n.

    “Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë tjetër përtej saj. Përpjekje për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri”, deklaroi Vuçiq në një intervistë për ‘The Pavolvic Today’, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Kurti i urren Kombet e Bashkuara”, vazhdon ai.

    “Por unë besoj se SHBA-të nuk do ta gëlltisin këtë herë dhe do të vazhdojnë presionin e tyre të justifikuar ndaj tij për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në terren”.

    I pyetur nëse ka biseduar me Mbretërinë e Bashkuar lidhur me situatën, ai ka thënë jo sepse ata do ta mbështesnin Kurtin.

    “Jo, nuk kam folur me ta sepse besoj se do ta kishin mbështetur Kurtin”, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark