×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq: Kurti më kërkoi reparacione të luftës, prandaj s’u pajtuam rreth Personave të Pagjetur

    Insajderi
    19 March 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në adresimin e tij të parë të detajuar për media rreth takimi në Ohër për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aleksanda Vuçiq tregoi se përse nuk janë dakorduar për marrëveshjen për personat e pagjetur, shkruan Insajderi.

    Vuçiq tha se Kurti i ka kërkuar reparacione të luftës prandaj nuk janë pajtuar.

    “Gjithmonë kam thënë se ne e pranojmë konceptin, do të punojmë në implementim, jemi të gatshëm të bëjmë më shumë se dikush nga Prishtina. Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se ne kujdesemi, kur më dëgjojnë të përsëris disa gjëra, të dinë se kjo është për shkak se unë e di se çfarë po bëj. Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur. Do të mendonit se është diku normale dhe e zakonshme, të gjithë duan të zgjidhin problemin e të zhdukurve. Normat dhe arritjet qytetëruese. Fatkeqësisht, Prishtina e përdori atë si një formë presioni ndaj Serbisë për shkak të reparacioneve të luftës “, tha ai dhe tregoi deklaratën e propozuar, përcjell Insajderi.

    Lexo edhe:

    https://insajderi.org/live-vuciq-tregon-pse-nuk-nenshkroi-dje-ne-oher/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark