×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kurti nuk pranoi të më takoj

    Insajderi
    26 June 2024 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se një takim i tillë ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian.

    “Kurti nuk ka dashur të më shohë. Unë jam kthyer në takim tre herë, më kanë përcjellë mesazhet e tij, kështu që jam përgjigjur. Ai person nuk dëshiron të më shoh. Ata thanë që nuk ishte gati për një takim me mua”, deklaroi Vuçiq pas përfundimit të raundit të dialogut.

    Vuçiq njoftoi se gjatë bisedave dypalëshe me palën evropiane, ai ka theksuar përkushtimin e plotë të Beogradit për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen ekskluzive të problemeve në mënyrë paqësore.

    Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u takuan sot në Bruksel me shefin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, por jo edhe me njëri tjetrin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark