Vuçiq: Kurti thotë se Asociacionin nuk e zbaton sepse e ka nënshkruar një qeveri kriminale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Kurti thotë se Asociacionin nuk e zbaton sepse e ka nënshkruar një qeveri kriminale

    Insajderi
    28 February 2023 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për televizionin publik serb tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e zbaton Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sepse “atë e ka nënshkruar dikush tjetër” dhe se “atëherë ka qenë një qeveri kriminale”, shkruan Insajderi.

    “Kur të formohet Asociacioni, atëherë do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, edhe ato të vështirat. Kurti thotë se nuk do ta zbatojë atë që ka nënshkruar dikush tjetër, se atëherë ka qenë një qeveri kriminale. Dhe të gjithë i thonë se duhet ta zbatojë Asociacionin, dhe ai thotë se i ka premtuar popullit se nuk do ta përmbushë. Dhe kështu jemi sërish në ngërç”, tha Vuçiq./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark