×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Vuçiq ky lëpirës i pjatës ruse dhe gënjeshtar e mashtrues i “botës sërbe”!

    Insajderi
    27 August 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Drejtori i IAMN Fatmir Sheholli

    Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq gënjeu, mashtroi dhe provoi ti besoj SHBA dhe BE. Për 7 ditë tregoi edhe njëherë që është i lidhur me lëkuren e idolit të tij të shfrenuar Vojisllav Sheshel.

    E dërgoi papagain e tij Aleksandar Vulin në Rusi. I premtoi Rusisë që nuk vendos sanksione ndaj tyre. Në qeverin e re vendosi që pasardhësit të Millosheviqit, Ivica Daçiqit ti besoi funksionin e kordinatorit të shërbimeve sekrete serbe.

    I tha të delegauarit amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobarit ” nuk mundem dhe nuk dua kurr që Kosova nuk është pjesë e Sërbise”.

    Ja vazhdoi kontratën ” Qendrës humanitare ( lexo: spiunimit) ruse në Sërbi ( Nish)”! Përmes papagait të tij Vullin proklamon të ashtuçuajturën “botë serbe”, duke inicuar trazira përmes partisë VMRO në Maqedonin e Veriut, përmes kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, përmes Millorad Dodikut në Republiken Sërbe si dhe përmes Listës Sërbe në Kosovë.

    Kjo është ” Bota serbe e Vuçiqit”. Pas tërë këtij “arsenali propagandistik” të artikuluar nga goja e veprimet e Vuçiqit, perendimit dhe BE nuk i mbetën shumë opsione për manovrim.

    Duhet aktualizuar futjen në Listen e Zezë të SHBA-së jo vetëm kreun e shtetit serbë por edhe një mori njerëzish të tij të inkriminuar në krim të organizuar dhe vrasje klasike në Sërbi.

    Vetëm atëherë Vuçiqi e Vuçiqat do të “bjen” në dy gjunjë dhe do të filloi një epokë ndryshe në mardhënjet shqiptaro-serbe dhe të rajonit ballkanik.

    Vuçiq me proklamimin e qeveris së re të Serbisë dëshmoi që tani më rruga e tij është Rusia. Rruga e mbarë e “thefsh qafën”!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark