×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq mbi Rezolutën për Srebrenicën: Habitem se Podgorica ishte më e shpejtë se Prishtina

    Insajderi
    07 July 2021 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ai vetë ka paralajmëruar se pasi të miratohet rezoluta për Srebrenicën në Malin e Zi, do të nisë “një përmbytje e rezolutave dhe presioneve të tilla që serbët janë ata që kryen gjenocid”.

    “Është për t’u habitur që Podgorica ishte më e zellshme se Prishtina”, ka komentuar ai informacionin se rezoluta për Srebrenicën po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se “ka shumë njerëz në Serbi që do të donin që Beogradi ta tejkalojë Podgoricën në këtë çështje, por për fat të mirë ata nuk janë në pushtet”.

    Vuçiq përkujton se ai ka paralajmëruar se “do të fillojë një përmbytje e rezolutave të njëjta në të gjitha parlamentet në rajon, që të gjithë do të dëshirojnë të deklarohen dhe të shprehnin qartë se serbët kanë kryer gjenocid dhe të tregojnë angazhimin  e tyre, gjoja për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, por që para së gjithash duhet t’i japin një goditje Serbisë”.

    “Për fat të keq, do të mbetet në histori që Podgorica e tejkaloi Prishtinën”, pretendon Vuçiq.

    Me rastin e vizitës së ish Komandantit të Përgjithshëm të NATO-s gjatë bombardimeve të RFJ-së, Wesley Clark, në Prishtinë, presidenti i Serbisë tha shkurt: “Unë nuk komentoj për ardhjen e Clark-ut”.

    “Ata de facto kanë pushtet në terren dhe i ngacmojnë serbët çdo ditë, por nëse më thoni që ata do të krijojnë një ushtri të fortë, e cila mund të rrezikojë Serbinë, ekzistojnë llogaritje të sakta matematikore, nuk frikohem”, ka thënë ai, duke shtuar se përveç “burimeve njerëzore ata nuk kanë absolutisht asgjë tjetër”.

    “Unë nuk kam frikë për atë çështje, por jam i shqetësuar, sepse çdo problem që do të ndodhë do të jetë një problem për ne sepse, ne jemi duke bërë përparimin më të shpejtë dhe se problemi do të ndikojë te investitorët”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark