Vuçiq mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare, raportohet se ka prezantuar një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare, raportohet se ka prezantuar një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania

    Insajderi
    22 May 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në ndërtesën e Presidencës së Serbisë është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila ka zgjatur pothuajse dy orë dhe është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Temë kryesore e kësaj mbledhje raportohet se ishte çështja e Kosovës dhe ajo e Bosnje e Hercegovinës.

    Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave doli shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, i cili theksoi se takimi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të temave që janë diskutuar.

    “Mbledhja zgjati pak më shumë se zakonisht. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, për gjendjen në Kosovë, si dhe për disa çështje që lidhen me udhëzimet dhe konkluzionet për hapat e ardhshëm,” tha Mojsiloviq.

    Sipas tij, gjatë takimit, presidenti Vuçiq ka prezantuar një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka cilësuar si “non-paper”. Ky dokument, sipas autoriteteve serbe, ka implikime direkte për Republikën Srpska dhe për Bosnje e Hercegovinën, dhe, siç u tha, e vështirëson pozicionin e Serbisë në rajon. /Vijesti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark