Vuçiq me ambasadorët e QUINT’it: Pa Asociacionin vazhdimi i dialogut s’ka kuptim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Vuçiq me ambasadorët e QUINT’it: Pa Asociacionin vazhdimi i dialogut s’ka kuptim

    Insajderi
    09 February 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vazhdimi i dialogut e humbet kuptimin pa themelimin paraprak të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, pas takimit me ambasadorët e QUINT’IT, raporton Insajderi.

    Në njoftimin e Presidencës së Serbisë, Vuçiq u ka thënë ambasadorëve se Serbia ngul këmbë në themelimin e Asociacionit, marrëveshje kjo e cila është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

    “Presidenti Vuçiq dhe ambasadorët e QUINT’it gjithashtu diskutuan rreth situatës së sigurisë në Evropë, si dhe integrimet evropiane të Serbisë. Presidenti Vuçiq në veçanti theksoi se Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe misionin e saj në Serbi”, shkruhet në komunikatë.

    Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me një shkrim në Facebook duke ngritur pyetjen se pse Serbia nuk krijon vetë Asociacioni një etnike ashtu siç kërkon për serbët në Kosovë.

    Kurti tha se Serbia ka 21 minoritete kombëtare dhe 11 komuna të cilat udhëhiqen nga kryetarë jo serbë.

    Kujtojmë gjithashtu se Kurti ka artikuluar gjashtë kushte për mundësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku ndër dy më signifikantet ishin se ajo do të mund të zbatohej tek pastaj njohjes së ndërsjellë dhe reciprocitetit të të drejtave të pakicave./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark