Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për televizionin serb “Happy TV” se i është thënë se askush nuk dëshiron të shohë një Serbi të fuqishme.
“Dhe këtë nuk e kanë fshehur, këtë më kanë thënë në fytyrë përfaqësuesit më të rëndësishëm të fuqive të mëdha. Unë dua që njerëzit në Serbi ta dinë këtë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk mund ta zbulojë burimin.
Ai përsëri është ankuar se si “Serbia i ka dërguar ndihmë Italisë në vlerë pre 10 milion eurove dhe se në atë kohë në BE e përjetuan këtë si një goditje politike, e jo si solidaritet”.
Ai gjithashtu ka pretenduar se “ka pa që në Evropë, në disa vende kanë falsifikuar të dhënat për rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, vetëm në mënyrë që Serbia të mos kishte normën më të lartë të rritjes”.
“Kundër Serbisë është zhvilluar një luftë speciale vetëm në mënyrë që ajo të mos të jetë e fortë dhe këtë e ka drejtuar të paktën një shërbim i huaj i inteligjencës, së bashku me “njerëzit vendas me moral të ulët” që menduan që do të siguronin për vete më shumë pushtet dhe para”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.org.