Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot vendosi një kurorë lulesh në Përmendoren e “trimave nga Koshara”.
Ai lavdëroji të ashtuquajturit “trima” të cilët, siç pretendon, “22 vjet më parë kanë mbrojtur kufirin shtetëror dhe kanë parandaluar pushtimin tokësor të UÇK-së nga Shqipëria në territorin e Serbisë”, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Pas vendosjes së kurorës, Vuçiq ka biseduar me kriminelët e Kosharës, të cilët gjithashtu vunë kurorë në monument, dhe i falënderoi për “gjithçka që bënë për atdheun”.
“Nëse nuk kemi bërë asgjë tjetër, të paktën sot mund të flasim për ata që vdiqën dhe për rolin tuaj. Kur tani ju shoh juve, marrë energji shtesë që edhe më fortë të luftojë për Serbi. Ju falënderoj pafundësisht për nderin të cilën i keni dhënë Serbisë, ka thënë Vuçiq në një bisedë me ta./Insajderi.org.