×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Më rritet tensioni nga problemet me Kosovën

    Insajderi
    19 May 2021 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Më ngritët tensioni i gjakut kur i shoh problemet që do të kemi në të ardhmen në lidhje me Kosovën, por edhe me situatën në rajon”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

    Ai pretendon se në gusht do të bëhen 9 vjet që dëgjon se si ai do ta njohë Kosovën, “por se kjo kurrsesi nuk do të ndodh”.

    Vuçiq ka thënë se “ai ka marrë garanci” se KFOR-i do të mbetet në Kosovë. Ka thënë se përfaqësuesit e gjithë vendeve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e Bërdo-Brionit duan ta njohin Kosovën apo tashmë e kanë njohur.

    “U krijua situata ku ne nuk mund të jemi fajtorë. Ne kemi përkrahjen e njërit nga tre anëtarët e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës – Millorad Dodikut. Kemi arritur edhe në Bruksel të marrim garanci për vazhdimin e mandatit të KFOR-it. Ky është sukses i madh, merreni me mend çfarë kaosi do të krijohej sikur të tërhiqej KFOR-i”, pretendon Vuçiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark